Gazetari Lavdrim Lita e përkufizon procesin e primareve të PD si problematikë, kjo për shkak se sipas tij, procesi nuk është zhvilluar në mënyrë ligjitime.
“Primaret kanë problematika, së pari atë të ligjshmërisë. Këto primare nuk janë aq të ligjshme sa duken sepse nuk ka një çertifikim të anëtarësisë së PD, asnjë degë nuk ka një numër të çertifikuar se sa anëtarë janë, sa janë simpatizantë, kush është anëtarësuar së fundmi, sa vite kanë në aktivitet politik. Disa shifra nuk akordojnë dhe janë shumë të çuditshme.
Kandidatët për bashki në 2023, kanë kaluar të gjithë në primare, pra formula nuk është e suksseshme, nga 61 kandidatë vetëm 6 rezultuan fitues. Igli Cara që ka marrë 39 mijë vota për Bashkinë e Durrësit reduktohet në 622 vota demokratësh në 2025, a quhet ky sukses?
Si mund të futën në listë deputetësh persona që kanë nga 600 vota të anëtarësisë? Këtu ka një problem të madh politik të cilin këta tentojnë ta kamuflojnë me një proces demokratik i cili është terapi kur partia është çmendur dhe i kanë ikur votuesit dhe militantët”, tha Lavdrim Lita në emsionin “Review”.