Nga Foti Cici-
Dua të shënoj diçka mbi shprehjen idiomatike anglisht “have the cards”, sepse nuk pashë të komentohej asgjëkundi.
Ishin më pak se dhjetë fjalë ato që shkaktuan sherrin dhe dështimin e takimit të djeshëm në Shtëpinë e Bardhë, por nëse takimi bëhej me përkthyes kjo nuk do të kishte ndodhur, sepse do të kishte pauza të detyruara për t’i dhënë hapësirë përkthimit dhe kuptimit të saktë të çdo fjale, gjë që dhuron kohë për t’u menduar para se të hapësh gojën.
Presidenti Zelenski do ta kuptonte më drejt shprehjen idiomatike “you don‘t have the cards” (nuk je në pozitë të fortë), të cilën ai nuk e kuptoi dhe u përgjigj literalisht: “unë nuk luaj letra”. Dhe kjo përgjigje e gabuar shtoi pezmin dhe shkaktoi zemërim, duke marrë një kundërpërgjigje edhe më acaruese nga Presidenti i Amerikës: “Ti po luan me luftën e tretë botërore”.
Presidenti Trump nënkuptonte se presidenti ukrainas është në një pozitë të dobët, prandaj ka nevojë për Amerikën. Nëse takimi kishte përkthyes, Zelenski nuk do të kishte dështuar. Duket qartë në intervistat e tij se anglishtja e presidentit ukrainas është nën mesataren.
Ky është një mësim për ne të diasporës, për mjaft shqiptarë që pandehin se e dinë mirë gjuhën e huaj, por jo rrallë dështojnë në gjykata, sepse nuk pranojnë përkthyes, apo nuk presin që të dëgjojnë përkthimin shqip, gjë që nuk iu jep kohë të mendohen para se të flasin, pa harruar moskuptimin e mjaft termave, apo dhe keqkuptimet me fraza idiomatike si kjo që tashmë u bë e famshme.
“Have the cards”: