“Primaret në PD, farsë”, Dashamir Shehi: Në lista do i fusë si t’i interesojë

1 Minuta Lexim

Koalicionin Aleanca për Shqipërinë Madhështore, mes Partisë Demokratike dhe 25 partive të tjera, deputeti Dashamir Shehi e cilësoi plan të Sali Berishës për të shfrytëzuar imazhin e aleatëve dhe për t’u dukur sikur kontrollon të gjithë opozitën.

“I duhet imazhi i aleatëve. Ideja që ky e kontrollon të gjithë opozitën”,- tha Shehi në “Frontline”.

“Ato aleatë që nuk i duhen nuk i ka futur fare. Nga kjo pikëpamje Berisha është një mjeshtër i madh dhe e ka kolauduar këtë lloj procesi me vite.

Që t’i mbajë varur, që të mos shkojë te pala tjetër. Sepse ti duke hyrë në primare të vjen nesër turp që të shkosh diku tjetër sepse t’i hyre e provove”,- shtoi ai.

Si shumë politikanë opozitarë, edhe deputeti Shehu e cilësoi farsë procesin e primareve në Partinë Demokratike, duke theksuar se listat e deputetëve do të ndërtohen sipas dëshirës së Berishës dhe jo meritokracisë që buroi nga primaret.

“Absolutisht një teatër. Primaret duhet të përfundonin tek lista e sigurtë. Ato nuk përfundojnë aty”,- theksoi Shehi.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull