KAS “rrëzon” Celibashin, i hapet rruga parlamentit për të miratuar pr/ligjin për burgjet e hapura

1 Minuta Lexim

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar sot (10 mars) kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, duke i hapur rrugë Kuvendit të Shqipërisë që të miratojë projektligjin për burgjet e hapura.

Ky ligj parashikon që të burgosurit të dalin gjatë ditës për të punuar dhe të kthehen në qeli natën, si një fazë përfundimtare për lirimin e mundshëm të tyre.

KAS i ka dhënë të drejtë Kuvendit të miratojë këtë nismë ligjore, që mund të ketë ndikim në procesin e rehabilitimit dhe integrimit të të dënuarve.

Celibashi kishte argumentuar se ky ligj shkelte Kodin Zgjedhor dhe mund të përdorej si fushatë elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull