Gorishova e artistëve të Fierit, dhe “1001 premtimet” e harruara të Armando Subashit

5 Minuta Lexim

Vetëm 15 Km na ndajnë nga qyteti  i Fierit pë të mbërritur në fshatin piktoresk të Gorishovës, apo sic edhe e quajnë ndryshe Fshati i Artistëve të Fierit.

Nësë kalojmë nga autostrada që lidhë Levan-Tepelenë na ndajnë fare pak për afro 500m të mbërrijmë në këtë fshat ku gjëja e parë që na bie në sy është rruga e amortizuar dhe tek-tuk mund të shohim ndonjë banorë të zonës që ende i ka rezistuar emigrimit.  Gorishova e dikurshme e 2000 banorëve sot është kthyer në fshatin e harresës nga strukturat qeverisëse që e vizitojnë sa herë ka zgjedhje, e tani mundësisht për mos të thënë fare për shkak të numrit teje të vogël të banorëve që kanë ngelur.

Banorët thonë se kanë mbi 30 vjet që mungon totalisht infrastruktura dhe uji nëpër rubinetat e çezmave. Ata kërkojnë  nga kryetari i Bashkisë të mbajë premtimet elektorale, por tani më këto premtime janë thjeshtë në letër dhe projekte që askush nuk shkon më ti dëgjojë për problematikat që hasen cdo ditë.

Gjendja e vështirë ekonomike, mungesa totale e investimeve, mungesa e infrastrukturës dhe gjërave më jetike si uji i pijshëm, arsimimi e shërbimi shëndetësor kanë bërë që banorët t’i japin lamtumirën fshatit.

“I kemi lënë shtëpitë sepse aty nuk kishte asnjë të ardhme. Nuk kemi patur asnjë mundësi dhe asnjë lloj kushtesh të jetonim  ndaj edhe nuk kemi patur një rrugëzgjidhje tjetër. Jam gati 80 vjeç dhe nuk kam parë rrugë asfalti me sy në këtë fshat dhe rrugët lidhëse në shtëpitë që shumë emigrant nga malli që kanë për vendin e tyre kanë zgjedhur të ndërtojnë një shtëpi për të jetuar prindërit që kanë lën pas. Me të drejtë të gjithë ne si fshatarë jemi larguar sepse nuk kishte asnjë perspektivë për brezin e ri, një shkollë që dikur gumëzhinte nga fëmijët dhe me klasa të tejmbushura sot rrezikon mbylljen me plot gojën, madje edhe strukturat arsimore e dijnë këtë shqetësim. Shprehet një ish-banor i fshatit Gorishovë”.

Teksa përpiqemi të ngjitemi më në kodër për të parë më nga afër kushtet e banorëvë dhe të marrim disa intervista e kemi pothuajse të pamundur për shkak të rrugës, dhe me njëren dorë numërojmë ndonjë banorë që na del përpara duke na shprehur gjithë pakenaqësit që kanë për Bsshkinë Fier, me në krye Kryetarin e kësaj Bashkie Armando Subashin, ku banorët thonë që;

“Kemi protestuar me dhjetra herë përpara asaj Bashkie, kemi protestuar për rrugën, ujin, varrezat, dhe helmin që përballemi cdo mengjes me puset e naftës që derdhin mbetjet e naftës në përruan e Gorishovës, Ata shprehen se ka ardhur sa herë në këtë fshatë Kryetari i Fierit me lëter e lapës sa herë ka pasur zgjedhje duke ju premtuar dhe treguar me fakte dhe projekte të hedhura në letër që rruga dhe problematikat e tjera janë gati për tu zbatuar, por më kot, të njënjta fjalë sa herë vijnë zgjedhjet, shprehet një tjetër banor i ri në moshë që më tej shton fjalët që ‘Do iki edhe unë të emigroj, kam dy fëmijë dhe nuk mundem dot më tej t’jua siguroj të ardhmen këtu”.

Me mikëpritjen e pa hezituar që na ftojnë banorët, rrugëtimin dhe fjalën e fundit vendosim ta zhvillojmë dhe mbyllim në shtëpinë e Artistit të madh Luftar Paja,ku ajo që na bie në sy është një rrugë gjithë trishtim dhe shtëpi artistash të rrënuara ku nuk na mbetet gjë tjetër vecse të shpresojmë se Kryetari Armando Subashi të ndërhyjë sa më parë në infrastrukturën dhe projektet e lëna dhe të përfunduara thjesht në letër!

Mbase fushata eletorale e kësaj here do të jetë një sinjal i mirë për Kryetarin e Bashkisë Fier, Armando Subashi! /Arberia News

 

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull