Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 13.03.2025, rreth orës 01:20, në dhomën nr. 8 të bllokut të sigurisë, është konstatuar i vetëvarur me një copë rrobe (pjesë tutash) shtetasi i ndaluar Donald Greku, 46 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, i ndaluar nga Komisariati Nr. 3 për veprën penale të vjedhjes.
Nga veprimet e kryera rezulton se rreth orës 00:50, punonjësi i shërbimit ka kryer kontroll rutinë dhe i ndaluari nuk ka shfaqur probleme apo shqetësime.
Rreth orës 01:20, gjatë kontrollit të radhës, punonjësi i policisë ka konstatuar të ndaluarin të varur në rrjetën e dritares së dhomës dhe ka ndërhyrë menjëherë duke kërkuar ndihmë nga punonjësit e tjerë. Në përpjekje për ta mbajtur të ndaluarin të ngritur, njëri nga punonjësit ka prerë rrobën me të cilën ishte vetëvarur dhe është njoftuar menjëherë urgjenca. Shërbimi mjekësor ka mbërritur në vend, ku ka konstatuar se i ndaluari kishte ndërruar jetë.