U la jashtë listave për deputetë, ironizon Xhaferraj: Me Berishën, Jenisherin dhe Gjuzin do e bëjmë Shqipërinë madhështore! Rama është tmerruar

1 Minuta Lexim

Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferri u la jashtë listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Në një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit, demokrati ironizoi koalicionin e opozitës “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” dhe kreun e tij Sali Berisha.

Ai tha se me “3 burrat e shtetit, Berisha, Gjuzi dhe Jenisheri”, kryeministri Rama “po tmerrohet”.

“Është një koalicion me 3 burra shteti. Me Kujtim Gjuzin, Selami Jenishehrin dhe Sali Berishën do e bëjmë Shqipërinë madhështore. Kjo treshe po e tmerron Edi Ramën dhe mazhorancën. Ky është një koalicion me 3 burra shteti.

Të gjithë biem dakord se lista e PD-së e ka frikësuar dhe tmerruar Edi Ramën. Në mënyrë të padiskutueshme që do e bëjë Shqipërinë madhështore sepse ka parime konservatore, sepse gjithçka fillon nga familja për të qenë madhështore, është e sigurt se më 11 majin do bëhet Shqipëria madhështore”, tha Xhaferraj mes të tjerash.

Lista e PD-së konfirmoi edhe një herë se mbizotëroi “Klani i Berishës” për parlamentin e ardhshëm në listat e mbyllura dhe me mandat të sigurt për deputetë, me projektin e deklaruar tashmë për të goditur drejtësinë e re.

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull