Diktaturat nuk janë politika personale, por…

4 Minuta Lexim

Nga Ervin Lera-

Duke parë programe televizive, propagandiste me dogma qesharake mbi demokracinë dhe diktaturën shqiptare, përballë atyre botërore për një moment më erdhi të qesh. Por, në të vërtetë është për t’i rënë murit me kokë, sepse absurdi tejkalon logjikën…
Një personalitet publik, vazhdon dhe i mëshon faktit, apo evidencës (ndjesë për huazimin gjuhësor), se ato që ndodhin në Shqipëri nuk ndodhin në asnjë vend tjetër të botës, dhe se ne shqiptarët jemi raca e shtatëdhjetë e tretë e botës, në qoftë se bota njeh shtatëdhjetë e dy raca.
Po sikur t’i marrim problemet të gjitha me radhë?, dhe ta nisim nga homofobia sipas orientimit seksual (sepse zonja të cilës i referohem është mbështetëse e të drejtave të komunitetit LGBTIQ+), dhe të nxjerrim përfundime?…
Unë, nuk kam asnjë ndrojtje se jo vetëm nuk kam asnjë pëlqim për komunitetin LGBTQI+, por jam shumë i gatshëm në çdo çast, ta them shume publikisht se, nuk i mbështes aspak. A më bën kjo homofob?.

Unë them se jo, spse unë nuk i ndikoj askujt të ketë orientimin e vet seksual sidoqoftë të vetëzgjedhur, por, mos të ndikojë me dogmën e vet qesharake, të pakuptimtë, të pajustifikuar, dhe shkencërisht psikopatike, dikujt tjetër të paorientuar si duhet për shkak të moshës, pavarësisë apo ndikimit familjar e shoqëror, të zgjedhi atë që dikush, tashmë i/e orientuar psikopatisht seksualisht, atë që i propagandon.
Deri vonë, madje edhe ndërkohë, orientimi jonatyral seksual, është trajtuar si çrregullim psiqik, dhe kjo mjafton që të jemi të gjithë shumë të kujdesshëm me teorinë e lirisë dhe të drejtës njerëzore, në emër të parimeve të të Drejtave të Kartës Universale të Njeriut.
Të drejtat e grave kanë mbizotëruar botën, tashmë prej një shekulli, me pretendimin se shkelen, shtypen dhe shfrytëzohen. Sa është e vërtetë kjo?, aspak, sepse askush që nuk pranon të jetë i shtypur dhe/ose i shfrytëzuar, nuk mund të shtypet dhe shfrytëzohet., aq më tepër gratë, të cilat “fusin djallin në shishe”.
Sipas referueses, në Shqipëri jetojmë në diktaturë sepse liria e fjalës është e mohuar, ndërkohë që, nuk ka mbetur pa u prekur asnjë personalitet, figurë publike, personazh apo titullar, pa u përmendur për afera dhe marrëdhënie të hamendësuara, dhe të thashethemuara rrugëve dhe trotuareve, pa u përmendur. Asnjë media, e printuar, audio, e shkruar, audio-vizuale, dhe e çdo lloji qoftë, nuk ka mbetur pa përmendur mëkatë, shkelje ligjore/morale/qytetare dhe parimore, nuk i ka përmendur.
Çdo dyshim i thashethemuar, për të akuzuar dhe të nënhetimuar, të përkushtuar dhe abuzues në detyrë, përfitues dhe të përdorur në poste të caktuar publikë ose të tjera, nuk është lënë i papërmendur.
Mos ndoshta, kjo teoria dhe përkufizimi, se disa dukuri shqiptare për vlerësimin publik, janë thjesht dhe vetëm, provincializma të vetëpagëzuara, sespe na duhet të justifikojmë abuzimin shoqëror për të arritur, audiencën dhe përfitimin e kërkuar për interesa shumëtë ngushtë personalë?

Pa t’i vëmë gishtin kokës, e mos të mbetemi peng i arkaizmave teorikë, se diktaturat janë aksion kundër demokracisë., jo diktaturat janë gjendje abuzuese dhe maipulatore të disa pseudopersonaliteteve publikë, të cilët kanë vetëm interesa personalë përfitimi dhe abuzimi

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull