Gjermani: Koalicioni i ri qeveritar, CDU, CSU dhe SPD, ka nisur negociatat

1 Minuta Lexim
Nga Bari Cami
Shpallen rezultatet zyrtare përfundimtare në Gjermani
Pas ankesave, numërimeve e verifikimeve, tani dihet përfundimisht: Më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare në Gjermani ka fituar Unioni CDU/CSU me 28,5 për qind.
Në vendin e dytë është AfD me 20,8%. Ndërsa e treta është SPD me 16,4 %. Në Bundestag janë futur edhe ekologjistët me 11,6 % dhe e Majta me 8,8 %.
Aleanca Sahra Wagenknecht BSW ka fituar 4,98% të votave dhe i kanë munguar vetëm rreth 9.500 vota për tu futur në Bundestag. Por BSW, sikur edhe liberalët FDP mbetet jashtë parlamentit.
Bundestagu gjerman do të ketë 630 deputetë: CDU/CSU 208, AfD 152, SPD 120, Grüne 85 dhe e Majta 64.
Një vend i takon edhe partisë së minoritetit danez SSW, në Schleswig-Holstein, për të cilën nuk vlenë pragu prej 5%.
Në këtë mënyrë marrin fund numërimet dhe verifikimet dhe shpallen si zyrtare rezultatet e zgjedhjeve të zhvilluara me 23 shkurt.
E gjithë procedura e votimit, numërimit, ankimimit dhe verifikimit të rreth 50 milionë votave përfundoi pra për vetëm tre javë.
Negociatat për koalicionin qeveritar mes CDU, CSU dhe SPD kanë filluar.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull