Sulmi ndaj “CFO Pharma”/ Autorët u paguan nga persona të tretë, zbulohet pista ku po heton policia, pronari dyshohet se ishte i përfshirë në…

1 Minuta Lexim

Detaje nga hetimet lidhur me sulmin me armë ndaj CFO Pharma

Grupi hetimor përveç pistës së konkurrencës, po heton edhe një tjetër pistë për sulmin ndaj CFO pharma, pasi ka dyshime se pronari Nadir Çausholli, ka qenë i përfshire në marrjen dhe në dhënien e parave me fajde rreth viteve 2019-2022.

Megjithatë nga vetë Nadir Çausholli nuk është dhënë asnjë detaj që mund të ndihmojnë hetuesit në identifikimin e autorëve apo porositësve.

Hetuesit dyshojnë se autorët e sulmit janë paguar nga persona të tretë. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë ende nuk është zbuluar ndonjë provë e rëndësishme që mund të çojë në zbulimin e autorëve.

 

Pamjet e makinës së autorëve nuk janë qarta.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull