Dashnor Kokonozi, Perterites i romanit historik shqiptar

5 Minuta Lexim

 

Nga Virion Graçi-

Fjale te thena ne diskutimin e romanit te Dashnor Kokonozit, “Martesa e palumtur e Stanishit”

****
Kemi nje tradite te mire te romanit historik me autore te shquar si S.Spasse, S. Krasniqi, S. Godo, per te permendur me prodhimtaret; kemi nje shterpesi ne dekadat e fundit.

Dashnor Kokonozi, mu ne periudhen me delikate te diktatures botoi me shume peripeci e vonesa aprovimi romanin historik “Shtrati i Prokurstit”, vitet 80…

Romani i tij i fundit, “Martesa e palumtur e Stanishit”, dallohet per shumeçka; perveç besnikerise ndaj fakteve historike permban si risi disa karakteristika te tjera, origjinale dhe funksionale, njeherazi:

-Nuk i sheh ngjarjet historike ne vetvete duke rivalizuar e riprodhuar kronikat perkatese dhe burimet arkivore; ai na e jep lenden historike te anthropoligjizuar, nepermjet gjurmeve e pasojave qe le ajo te dy-tre te rinj te lidhur aksidenalisht ne mardhenie dashurore, rastesore e fatale mes tyre. Duket se rrethimi i Shkodres eshte nje “pretekst”, nje truk letrar per te pare si mund te kryhet a zhbehet nje kontradikte dashurore ne te dalje te mesjetes, si mund te mplikset e shmplikset tragjikisht ajo ne nje gjendje historikisht te mirepercaktuar social-historike ku luan rol mendesia, normat morale, shtysat psikologjike dhe E pergjithshmja.

-Per here te pare, me sa di une, ne letersine shqipe jepet shenjterimi i nje vajze: nga dashuria e patekeq/platonike per nje djale per te cilin vetem sa ka degjuar, ne dashurine fizike me te, (gabimisht, me te derguarin e rrejshem te tij), refuzimi i saj per tu martuar e dorezuar shpirterisht te burri i vertete per arsye aleancash e premtimesh politike, refuzimi per t’iu bashkuar shoqerueses se saj ne Stamboll ne nje jete te begate dhe, me kulmorja, dorezimi murgeshe ne nje urdher katolik per ta pritur me ndershmeri dhe ndergjegje te paster dhuraten e aferme te fatit ne kohe lufte, ne rrethimin otoman-vdekjen.

-Elementi perrallor dhe e magjishmja jane ne kete roman si kurrkund tjeter ne vepra te ketij lloji ne literaturen tone. “Dy” Stanishet, dy metonjesit e Valerias, nisin nje duel shpatash per jete a vdekje, shkendijime shpatash qe ndriçojne neteve dhe shfaqen kudo, neper male, gryka a lendinave, ne realitet e ne kllapi onirike. Po keshtu perben gjetje origjinale ritakimi i dy metonjesve, i Stanishit te vertete dhe Stanishit kallp me Valerian, situate midis ireales dhe imagjinares, qellimisht e sfumuar me nje vel misteri.

-Rishfaqja e njeriut te humbur. Filomena, shoqeruesja dhe sherbetorja e Valerias rrembehet nga jeniçeret. Duket se eshte plan i holle per te fshehur a dekonspiruar nje mbleseri-aleance politike martesore, por del me vone se ka qene rastesi, veprim rutine prej jeniçeresh. Filomena, mrekullisht, si ne perrallat shqiptare me vella te vogel te humbur, i pandehur si fatkeq, me bukurine, kulturen dhe shkelqimin e saj shpirteror eshte bere yll i orientit, trendafili i rralle i Stambollit.

-Po kaq hijshem eshte nderkallur ne veper historiani i madh, i pari ne viset tona, Marin Barleti, me emer letrar te perafert. Marini nuk eshte ne kushte kabineti dhe shenimet e tij nuk kane pamje dinjitoze, pozante prej historiani, sipas rrefimtarit, perndryshe, ai eshte nje ushtar i ri, radhojte e tij te shenimeve nga rrethimi otoman i Shkodres i shkasin duarsh e i ngaterrohen sheshit neper rremujen e pergjakshme te luftes; ai i ve veshin çdo renkimi a ulerime njerezore dhe me shume se te mbaje mend, perpiqet te harroje tmerret dhe shemtite mizore te luftes.

-Karakterizimi gjuhesor i botes materiale te epokes dhe ai psikologjik-mental i heronjve eshte ne perfeksion…

Per keto arsye kryesore, mendoj, romani i D. Kokonozit “Martesa e palumtur e Stanishit” eshte terheqes, bindes dhe emocionues, eshte perterites i zhanrit historik ne prozen tone bashkekohore dhe shenon nje martese te lumtur te rrefimit dokumetar me ate fiksional-artistik.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull