Qëlloi me armë gjahu vëllanë pas sherrit për pronat, arrestohet 50-vjeçari në Divjakë

1 Minuta Lexim

Një sherr mes dy vëllezërve dhe një personi tjetër në fshatin Fierseman të Divjakës degradoi në përdorimin e armës së zjarrit.

Rreth orës 20:00 pas një debati për motive pronësie, Zarif Konja, 58 vjeç dhe Astrit Godanci, 57 vjeç, kanë goditur me grushte Shpëtim Konja, 50 vjeç, i cili është vëllai i shtetasit Zarif Konja.

Pas sherrit, Shpëtim Konja, ka gjuajtur me armën e gjahut të cilin e kishte me leje. Pas ngjarjes 50-vjeçari ka rënë në pranga, ndërsa është vënë nën hetim Astrit Godanci.

“Në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme, në fshatin Fierseman, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. K., 50 vjeç, për veprat penale “Kanosja”, “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. G., 57 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje””, sipas njoftimit të policisë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull