Austria vlerëson progresin e Shqipërisë drejt integrimit në BE. Ambasadori Velaj takim me zyrtartë të qeverisë në Vjenë

2 Minuta Lexim

Ambasadori i Shqipërisë në Vjen, Fate Velaj, këtë të enjte ishte i ftuar në një takim nga z. Clemens Mayr-Harting, Drejtor i Përgjithshëm për Agjendat Evropiane dhe Ndërkombëtare. Takim i cili u zhvillua në ambientet e Bundeskanzleramt-it, Kryeministria Federale e Austrisë në Vjenë.

Sipas z.Velaj gjatë bisedës është diskutuar për hapat që Shqipëria ka ndërmarrë në drejtim të integrimit të plotë në Bashkimin Evropian, si dhe për angazhimet konkrete për përmbushjen e të gjitha kritereve që do të mundësojnë anëtarësimin e saj të plotë në familjen evropiane.

Në këtë kontekst, ambasadori shqiptar ka theksuar rëndësinë e një angazhimi edhe më të fuqishëm nga ana e Austrisë në mbështetje të Shqipërisë, përfshirë promovimin e agjendave të investimeve në sektorë strategjikë të ekonomisë, sigurisë, mjedisit dhe turizmit.

Në takim është diskutuar edhe për rëndësinë që ka nisma “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, e iniciuar nga qeveria austriake, dhe se ajo duhet të luajë një rol drejtues brenda Bashkimit Evropian.

Nga ana e tij, z. Mayr-Harting vlerësoi progresin e Shqipërisë në përmbushjen e kritereve dhe zbatimin e reformave, duke theksuar se mbështetjen austriake do të vijojë fuqishëm pasi, pasi Austria mbetet shumë e interesuar ta Shqipërinë, pjesë të BE-së brenda vitit 2030.

10 Prill 2025

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull