Doli edhe në gjuhën shqipe “Jeta e Sadatit në veten e parë”

3 Minuta Lexim

Nga N.Islami

Shumë të njohura e të panjohura për Lindjen e Mesme, luftërat e së kaluarës që na
ndihmojnë ta kuptojmë edhe të sotmen  arabe, ngërthen libri  autobiografik i ish
Presidentit të vrarë egjiptian, Anuar el Sadatit, i cili mblodhi fuqi të shkojë në Izrael
/1977/për të bërë paqe, ndërsa historinë  e themeluesve shqiptarë të Egjiptit modern  e
nxori nga errësira, ku e kishte futur paraardhësi i tij, Naseri.

Doli nga  shtypi në Prishtinë  libri  autobiografik i ish Presidentit  egjiptian Anuar
el Sadati, i cili  hedh ditë  mbi shumë ngjarje të historisë së Egjiptit dhe Lindjes së
Mesme, që nga pas Lufta e Dytë Botërore.
Pasi u përkthye  në shumë gjuhë botërore, libri ,, Në kërkim të identitetit, rrëfimi
i jetës sime” doli edhe në gjuhën shqipe falë përkthyesve të njohur nga arabishtja, Ejup
Ramadani dhe Resul Rexhepi.
Ky libër  veçmas spikat  rrethanat  dhe Luftën izraelito – arabe  të vitit  1967,
1973 si dhe krizat e tjera të regjionit arab, ku  Anuar el Sadati ishte  personi kyç, jo
vetëm në luftëra por edhe për paqe me Izraelin. Kur të gjithë arabët ishin kundër, Anuar
el Sadati mbodhi  forcë dhe në nëntor të vitit 1977 shkoi në Izrael për të  filluar një erë
të re  paqeje me  këtë shtet,  kundër të cilit zhvilloi pesë luftëra. Në fillim arabët e tjerë
e bojkotuan ,por  më vonë, pas  vrasjes së tij në atentat, në Kajro / 6 tetor 1981/,  disa
shtete arabe  vendosën marrëdhënie diplomatike me Izraelin.
Anuar el Sadati, do të mbahet mend nga shqiptarët edhe për një kthesë pozitive
që bëri  ndaj  historisë dhe  shëmbëlltyrës së  Mehmet Ali Pashës  dhe  tërë asaj familje
shqiptare që themeluan  Egjiptin Modern  përgjatë një shekulli e gjysmë.
Siç dihet, pas grushtetit të  Naserit  kundër mbretit   Faruk, të fundit nga loza
shqiptare në Egjipt /1952/, Naseri  urdhëroi të   hedhet në harresë terë   ajo pjesë  e
historisë  shqiptare. Ashtu edhe ndodhi. U ndalua çdo shkrim për Mehmet Ali Pashën
dhe të gjithë pasardhësit e tij. Pikërisht, Anuae el Sadati, që erdhi në pushtet pas
vdekjes së Naserit, urdhëroi të kundërtën, që të   hapeshin të gjitha burimet e
mundshme për të ngritur në nivelin e duhur veprat e  Mehmet Aliut,  jo vetëm për
Egjiptin, por për mbarë botën  arabe. Këtë rrugë e ndoqi edhe pasardhësi i  Sadatit,
Hosni Mubaraku.
Andaj, ky libër që doli nga Shtëpia botuese “Dituria islame” plotëson ndër ne  një
boshllëk që ka munguar në   gjuhën tonë  mbi një  periudhë  shumë dramatike të
Lindjes së Mesme. Duke e kuptuar të kaluarën e këtij  regjioni, do të kuptohet më mirë
edhe  realiteti që aktualisht po e mundon  regjionin në fjalë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull