Ditar nga Divjaka: Vend ku heshtja ka zë

7 Minuta Lexim

Nga Ilir KRASNIQI

Ndërsa Saranda, Durrësi dhe Vlora kanë mbushur prej kohësh faqet e udhërrëfyesve, udhëtimi ynë na qoi në ne skain me perëndimor te zonës qendrore që ruan në heshtje statusin e sekretit më të ruajtur të vendit-Divjakë. Ishte edicioni i pestë Aristidh Kola ” Nderi Kombit” në art,  kulturë, gazetari organizuar nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë- Qarku Fier, Shoqata kulturore Ress Egnatja dhe media online Newsalbania.al nën kujdesin e Bashkisë Divjakë zotit Josif Gorrea dhe Drejtorisë së Kulturës ajo që bashkoi në këtë vend gazetarë, publicistë dhe figura nga bota e artit. Sipas shënimeve të kohës  emri Divjake vjen nga fjala Divija – dy vija.

Në të vërtetë qyteti kufizohet nga dy vija uji, grykëderdhja e Shkumbinit ne veri, dhe delta e Semanit në jug. Në këtë pjesë Gorea tregon për gjetjet e fundit të një vendbanimi të quajtur Amisia që mendohet se daton nga shekulli i VI.

Aty ku toka flet me erën

 

Pas një dite të lodhshme pune, nuk ka asgjë më të bukur apo freskuese sesa një shëtitje e qetë përmes pyllit dhe përgjatë bregut të detit, për të cilën me krenari fol kreu i bashkisë Gorea.  Diku 3 kilometra nga Divjaka marrim drejtimin në pikën turistike te Lagunës së Karavastës mes bredhave dhe pemëve të gjata. Që nga momenti që hyni në zonë, do të përshëndeteni nga tingujt e natyrës –   gjethet që shushurijnë, paunat, pelikanët , strucët…

Kjo zonë ofron diversitet të jashtëzakonshëm. Shikimi kalon nga pemët në ujërat e lagunës, stazat e bukura në dërrasa për ecje përmes pyllit.  Megjithatë shikimi ngjitet në rezervuarin më të madh evropian të flamengos, aty ku e ndien aromën e pemëve, freskinë e ujit dhe bukurin e natyrës.  Është një moment paqeje dhe qetësie e pastër, që ndonjëherë na duhet për të pastruar mendjen nga të gjithë zhurma urbane.

 

 

 

 

Jo më kot thonë jeto me natyrën dhe dëgjoji rrahjet e saj.
Natyra e kësaj pjese duket si një skenë e madhe në të cilën do të zhvillohet drama juaj e brendshme. Një vend i mrekullueshëm ku mund të relaksoheni dhe të rimbushni bateritë në shoqëri të gjerë kolegësh.

Kur zogjtë udhëheqin rrugën

Në mbrëmje e bukur në një nga lokalet mes pyllit, e ndërtuar nga druri me tavolina tradicionale, ku muret e saj janë të mbushura me foto të vjetra dhe aksesor të vjetra kuzhine.

 

 

 

 

 

 

 

Pjatat aromatike nga produkte deti, e veçmas batutat e gazetarit Aleksandër Cipa, Mentor Kikia, Anila Hoxha, Anisa Ymeraj, Imer Hysaj,  Besim Dybeli, Lad Muca, kur eshte i acaruar ka një humor shumë të hollë që përcillet me lot,  grupit të gazetarëve nga Elbasani që mbajnë ritmin e valleve  dhe humori i jep një shije të veqantë mbrëmjes.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Tingujt e këngëve muzeqare përcillen si gjithnjë në krye të valles është  Xhimi Vila,  e bënë të hareshme natën. Mbrëmjet në këtë vend kalojnë bukur në shoqëri, marrë parasysh natyrën e qetë.

 

 

 

 

 

 

 

Nisur nga sentenca që natyra është një muzikë që që luan në zemrat tona kur jemi në përqafimin e saj, pylli i Lagunës së Karavastës është një zonë  që nuk zhurmon por pëshpërit. Bukuria e saj, nuk përfaqësohet nga resorët spektakolare, por nga  ngrohtësia e njerëzve,  shijet në pjatë, ajri dhe ujërat e qeta të Lagunës së Karavastës.

Nga resorti Divjaka deri në bregdet diku 500 metra kalojmë përmes një ure druri të gjatë mbi një pjesë të lagunës, nga e cila peshkatarët peshkojnë, krijohet një imazh interesant. Derisa dallgët e gjera rrotullohen drejt brigjeve, në afërsi të pyllit ujërat e lagunës qëndrojnë të palëvizshme, duke bërë që bredhat, pemët e larta dhe shkurret  të pasqyrohen në to.

Plazhi për çudi nuk është i mbushur me barishte deti, sikurse në pjesë tjera dhe ajri është i mbushur me aromën e kripur të detit. Kjo zonë  nuk është me resorte luksoze, por që ofron diçka shumë më të çmuar – një përvojë autentike në natyrë, e paprekur, shumëngjyrëshe. Kreu i bashkisë Gorea një figurë modeste plot pozitivitet për vendin e tij, i cili përshëndeste dhe përshëndetej nga çdo banorë tregon me dëshirë historinë e kësaj zone planet e tij për këtë vend teje të bukur. Vetë fiziku i tij sportiv me një ton të qetë, tregon angazhimin e madh për këtë qytet.

Simfoni e heshtur nën krahët e pelikanëve

Atmosfera rurale dhe çuditërisht e ngadaltë duket sikur koha dhe ritmi i jetës kanë vendosur të kenë  një ditë pushimi. Gjithçka është krijuar në mënyrë që të mund të uleni për orë të tëra, të flisni, të hani, të shikoni zogjtë – dhe thjesht të mos mendoni për asgjë tjetër.

Nëse dëshironi të përjetoni një orgazmë gastronomike, atëherë duhet t’i kushtoni vëmendje. Disa lokale druri në brendësi të pyllit përveç freskisë kanë kuzhinat tepër të shijshme  porcione të mëdha dhe çmime të arsyeshme. Në çdo lokal intimiteti me pronarët, kamerierët dhe stafin tjetër është i dukshëm, po ashtu edhe vëmendja e veçantë që ata marrin. Largohemi nga kjo zone ku bukuria e saj do të qëndroj gjatë në syrin tonë. Por edhe me dëshirën që askush  të mos kenë rol diferencues ndaj natyrës. Një zonë e cila shumë lehtë mund të shndërrohet edhe për turizëm sportiv pa cenuar natyrën.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull