Vota e diasporës, KQZ mbyll procesin e dërgimit të zarfeve

1 Minuta Lexim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar procesin e dërgimit të zarfeve me fletët e votimit për diasporën.

Gazetarja Klesiana Omeri raportoi nga Parku Olimpik në Tiranë, aty ku ka marrë jetë ky proces se kanë mbetur pa u dërguar vetëm një numër shumë i vogël zarfesh që kanë shfaqur problematika me adresat.

“Grupet e punës e kanë përmbyllur misionin e tyre, qoftë me vulosjen dhe paketimin e zarfeve. Kompania e postës vijon me punën dhe pritet që të shpërndahen në të gjitha vendet”, raportoi gazetarja.

245 935 qytetarë jashtë vendit kanë të drejtë për të votuar në këto zgjedhje. KQZ thotë se vetëm 3 zarfe nuk janë nisur akoma, ndërsa pjesa tjetër janë dërguar.

Nga këto, mbi 154 mijë zgjedhës e kanë marrë zarfin në dorë. Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë mbërritur mbi 17 mijë zarfe.

Italia, Greqia, Gjermania, SHBA-së dhe Britania janë 5 shtetet ku shqiptarët kanë shprehur më shumë interes për të votuar.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull