Atentati në Lundër, gabimi që bënë autorët: Çfarë gjetën hetuesit në vendngjarje

1 Minuta Lexim

Hetuesit po gjurmojnë disa prova të reja lidhur me atentatin e ndodhur në Lundër, ku mbetën të plagosur 4 persona, mes të cilëve 2 të mitur.

Burime bëjnë me dije se në zonën ku dyshohet se autorët kanë pritur makinën para ngjarjes janë gjetur disa sende që mendohet t’u përkasin atyre.

Sipas hetuesve, autorët kanë qëndruar për një kohë të shkurtër në atë vend, ku dyshohet se u kanë rënë disa objekte dhe kanë dëmtuar edhe një gardh metalik.

Pikërisht në këto sende, janë zbuluar gjurmë dhe material gjenetik, të cilat janë dërguar në laborator për analizë.

Pritet që në vijim të kryhen krahasimet gjenetike për të identifikuar dhe ndaluar personat e përfshirë në atentat.

Sa i përket motorit ku dyshohet se udhëtonin autorët, ka pasur këtë itenerar duke lëvizur nga fshatrat Arbanë-Vishnje-Picallë-Sauk-Mjull Bathore-Liqeni i Farkës-Rruga Agallarëve-vendi ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull