Prokurori i përgjithshëm raporton në KLP: Gjatë 2024 u ndoqën mbi 61 mijë kallëzime

2 Minuta Lexim

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ishte këtë të martë në KLP ku ka bërë raportin vjetor të prokurorisë së përgjithshme.

– Advertisement –

Gjatë raportimit të tij ai tha se në vitin 2024 janë trajtuar 61091 materiale kallëzuese, pra 10,5 %  më shumë në krahasim me vitin 2023.

“Gjatë vitit 2024, në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm janë trajtuar 61091 materiale kallëzuese që përbën një rritje prej 10,5 % në krahasim me vitin 2023. Janë ndjekur 47501 procedime penale, që përbëjnë një rritje prej 4,8 % në krahasim me vitin 2023, nga të cilat 24921 janë procedime penale të regjistruara, me një rritje prej 3,4 % në krahasim me vitin 2023 dhe 179 procedime penale të rifilluara, që tregon ulje prej 10,9 % në krahasim me vitin 2023.

Janë mbartur 22401 procedime penale me një rritje prej 6,6 % krahasuar me procedimet e mbartura në vitin 2023. Është vendosur mosfillimi për 13590 referime dhe kallëzime penale, që do të thotë një rritje prej 36,6 % në krahasim me vitin 2023”,-tha Çela.

Tek kjo shifër e materialeve të trajtuara përfshihen: procedimet e mbartura; procedimet e reja të regjistruara gjatë vitit 2024 për veprat penale të parashikuara në Kodin Penal; procedimet e rifilluara gjatë vitit 2024; si dhe vendimet e mosfillimit të marra gjatë vitit 2024 pa përfshirë procedimet e regjistruara sipas kodit penal ushtarak.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull