Nga Bari Cani-
Dështoi përpjekja e LVV për ndryshimin e mënyrës së votimit
Kryesuesi i seancës konstitutive Avni Dehari propozoi sot ndryshimin e procedurës për votimin e kryetarit të ri të Kuvendit. Dehari propozoi që tani të votohet me votë të fshehtë, me shkrim, por ky propozim dështoi.
Lëvizja Vetëvendosje e mbështeti këtë propozim, si dhe disa parti të minoriteteve joserbe. Por PDK, LDK dhe AAK u quajtën këtë si një përpjekje mashtrimi e LVV. Sipas tyre, procedurat e filluara më parë nuk mund të ndryshohen tani.
Këto parti sikur edhe Lista Serbe nuk i propozuan kandidatët e tyre për Komision që do të numëronte votat.
Në fund Avni Dehari propozoi që të votohet për anëtarët e këtij Komisioni. Por për këtë komision votuan vetëm 55 deputetë, një ishte kundër, të tjerët nuk votuan fare. Me një fjalë, kjo përpjekje e LVV për ndryshimin e procedurave të votimit të fshehtë dështoi. PDK, LDK dhe AAK theksuan edhe një herë se propozimi që Albulena Haxhiu të zgjedhet kryetare e Kuvendit, nuk do të kalojë.
Ndërsa LVV më pas akuzoi partitë e tjera për bllokimin e procesit.
Më parë janë takuar kryetari i LVV dhe PDK Albin Kurti dhe Memli Krasniqi, por siç shihet, nuk ka kurfarë marrëveshje.
Krasniqi ka kërkuar që LVV të kandidojë dike tjetër e jo Albulena Haxhiun si kryetare të Parlamentit. Por LVV nuk ka pranuar.
Seanca konstitutive vazhdon pas dy ditësh.