Rusia reagoi me zemërim për vdekjen e Igor Kirillov në Moskë, në sulmin me bombë të marrë përsipër nga Ukraina.
Konstantin Kosacehv, kreu i komisionit për marrëdhëniet me jashtë deklaroi se ishte shokuar nga ajo që e quajti humbje e pakthyeshme.
“Vrasësit do të ndëshkohen, pa asnjë dyshim dhe mëshirë”, shkroi në Telegram.
Andrey Kartapolov, pjesëtar i dhomës së ulët të parlamentit deklaroi se personat e përfshirë në vrasjen e Kirillovit do të gjendeshin dhe ndëshkoheshin.
Maria Zakharova, zëdhënëse e ministrisë së Jashtme të Rusisë, tha se Kirillov kishte ekspozuar sistematikisht krimet e Perëndimit për shumë vite, duke përmendur një sërë teorish konspirative, përfshirë aktivitetet vdekjeprurëse në biolaboratorët amerikanë në Ukrainë.