Ish-mbështetësja e Berishës “zbulon” prapaskenat e dhunës në Elbasan: Sherri ndodhi mes djalit të Luçiano Boçit dhe kandidates së PD-së

1 Minuta Lexim

Ish-mbështetësja e kryetarit të Partisë Demokratike, Alesia Balliu ka ardhur me një reagim në rrjetet sociale ku dhe ka komentuar ngjarje ne ndodhur një ditë më parë në qytetin e Elbasanit, ku militantët e PD u përfshinë në një konflikt të dhunshëm me njëri-tjetrin.

Sipas Balliut dhuna e regjistruar mbrëmë në Elbasan, përveçse ishte një incident i shëmtuar, është dhe pasqyra tronditëse e gjendjes së brendshme të Partisë Demokratike.

Ajo thotë se në sherr u përfshi djali i Boçit, Paridi, me një të afërm të një tjetër kandidati demokrat në këtë qark.

“Ajo që ndodhi në Elbasan, në mitingun përmbyllës të Partisë Demokratike, nuk ishte vetëm një incident i shëmtuar, por një pasqyrë tronditëse e gjendjes së brendshme të kësaj force politike. Dhuna mes djalit të Luçiano Boçit dhe një të afërmeje të kandidatit të Partisë Demokratike nuk është thjesht një konflikt personal — është dëshmia më e qartë se kur humbet busulla politike, humbet edhe kontrolli mbi sjelljen, mbi mesazhin dhe mbi njerëzit”, shkruan Balliu, ndërkohë që më tej thekson faktin se është e dhimbshme se si një forcë politikë si Partia Demokratike që diku përfaqësonte shpresën ëpr ndryshim, sot përfaqësohet nëpër media me pamje dhune.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull