Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat për pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 15:00.
Që prej momentit kur u hapën qendrat në të gjithë vendin, raportohet se pjesëmarrja ka qenë 32.96% nga 2266 qendra votimi që kanë çuar informacionin në KQZ.
Sipas të dhënave, Qarku i Dibrës kryeson për nga përqindja e pjesëmarrjes, me 38.97% të votuesve që kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor deri në këtë orë. Pas saj renditen Kukësi me 37.42% dhe Tirana me 37.22%, që mbetet edhe qarku me numrin më të lartë të votuesve në total, 160,620 persona.
Në skajin tjetër të renditjes qëndron Vlora, ku pjesëmarrja është më e ulëta në vend, me vetëm 23.85%, ose 31,439 votues, që kanë votuar deri në orën 15:00.
Pjesëmarrja në qarqet e tjera paraqitet si më poshtë:
BERAT: 19,810 votues – 31.84%
DURRËS: 61,753 votues – 30.51%
ELBASAN: 44,593 votues – 33.67%
FIER: 54,110 votues – 33.83%
GJIROKASTËR: 15,793 votues – 30.90%
KORÇË: 51,648 votues – 32.61%
LEZHË: 16,390 votues – 32.04%
SHKODËR: 31,016 votues – 28.61%