Thaçi telefonon Ramën një ditë pas zgjedhjeve, kryesocialisti: Prekëse, komandanti në formën më të mirë

1 Minuta Lexim

Një ditë pas zgjedhjeve, ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka telefonuar kryeministrin dhe kryetarin e PS Edi Rama.

Ka qenë kryeministri që ka ndarë lajmin në rrjete sociale, teksa thotë se telefonata ishte tejet prekëse dhe se komandanti ishte në formën më të mirë.

“Telefonata e vëllaut tim Hashim ishte tejet prekëse dhe Komandanti ishte në formën e vet më të mirë”, shkruan Rama.

Ajo që bie në sy nga fotoja që ka ndarë kryesocialisti është një fjalim që duket se po përgatit, me gjasë i fitores.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull