Nga Angela Kosta –
Koordinatore e eventit
Nëpërmjet bashkëpunimeve me revista, universitete, festivale dhe shtëpi botuese, përfshirë edhe gazetën “Nacional”, ajo kontribuon në shpërndarjen e letërsisë italiane dhe ndërkombëtare në kontekstin shqiptar, duke mbështetur përkthimin, kritikën dhe takimin mes kulturave. Marrëdhënia midis “Nacional” dhe letërsisë italiane, është forcuar mjaft edhe nga kontributi i figurave akademike dhe intelektualëve arbëreshë, pasardhës të një tradite të gjatë shkëmbimi midis Italisë dhe Shqipërisë.
Kjo urë kulturore, është e rëndësishme, jo vetëm për ruajtjen e identitetit, por edhe për ndërtimin e horizonteve të reja letrare. Kjo konferencë, në Tiranë, konfirmon boshtin qendror të gazetës “Nacional” si një mjet për promovimin e letërsisë ndërkombëtare. Ndërhyrjet e pjesëmarrësve, të ardhur nga: Shqipëria, Italia, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, theksojnë vlerën e gazetarisë kulturore në shpërndarjen e letërsisë me cilësi dhe të promovimit e mirëkuptimit mes popujve.
Konferenca dhe kontributet e pjesemarresve konfirmuan se “Nacional” afirmohet jo vetëm si gazetë e rëndësishme kombëtare, por gjithashtu si një zgjidhje kulturore ndërkombëtare, promovuese aktive të një letërsie, e cila i tejkalon kufijtë dhe bashkon identitete të ndryshme në aspiratën e përbashkët ndaj bukurisë dhe së vërtetës.