Ndahet nga jeta regjisori Piro Milkani. Lajmin e ka konfirmuar i biri, Eno Milkani, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Iku babai, shoku dhe kolegu im”, shkroi Eno Milkani.
Piro Milkani eshte nje nder emrat me te shquar te ekranit dhe filmit shqiptar ne shekullin e fundit. Asi la gjurme te shumta ne regjine e filmit, teatrit, skenave dhe ekranit shqiptare, duke realizuar veprimtari te panumurta skenike dhe televizive, dhe duke u shquar si artist krijues me gjetje dhe prurje ne zhanre te shumta te artit.
Milkani ishte artist aktivist dhe i palodhur edhe ne fushen e mbrotjjes se te drejtave autoriale, te copy right-it te artisteve dhe sidomos per te drejtat dhe pronesine transmetuese ne republiken e Shqipeise.
Veprat artistike si regjizor
2012. Kryekenga e Kombit. Producent. Regjia Petrit Ruka.
2008 Smutek paní Snajdrové (Trishtimi i zonjës Shnajder)
1990 Ngjyrat e moshës
1988 Pranvera s’erdhi vetëm
1987 Eja!
1985 Në prag të jetës
1984 Militanti
1983 Fraktura
1982 Besa e kuqe
1981 Në kufi të dy legjendave
1980 Një shoqe nga fshati
1979 Ballë për ballë
1977 Shëmbja e idhujve
1976 Zonja nga qyteti
1975 Çifti i lumtur
1974 Shtigje lufte
1974 Një firmë e hekurt (dokumentar)
1973 Festë e madhe (dokumentar)
1971 Kur zbardhi një ditë
1969 Përse bie kjo daulle
1969 Festivali 7-te i femijeve (dokumentar)
1968 Fitues
1967 Gadhnjim mbi vdekjen
Por ai ka interpretuar edhe si aktor në këto filma të huaj:
– …kai to treno paei ston ourano (2001), film grek
– Lamerica (1994), Selimi, film italian
– Srpnová nedele (1961), film cekosllovak