Lule Elezi përsëri në atdheun e Shopenit, Poloni me tri koncerte recitale

2 Minuta Lexim

Pianistja e famshme shqiptare nga prishtina nis suksesshem nje turne te ri koncertesh recitale ne Poloni. E ftuar nga Shoqata Nderkombetare “Frederik Shopen” ne kryeqytetin polak, do te kete nje tur koncertesh recitale.

Ne njoftimin publik pianistja e famshme njofton se :

Me ftesë të Shoqatës Ndërkombëtare Fryderyk Chopin në Varshavë të Polonisë, këtë fundjavë do të mbaj tri koncerte recitale , dy koncerte në Varshavë dhe koncertin tjetër në qytetin Kutno.

Ndjehem e privilegjuar që si pianistja e parë shqiptare të mbaj koncert recital në Festivalin pianistik “ Floralia Muzyczne” – Muzyka w Kwiatach ( Muzika mes Luleve), ku performojnë pianistë të njohur ndërkombëtare.
Sivjet organizohet Festivali i XXIX me radhë dhe nga shtatë mbrëmjet e Festivalit , njëra nga këto mbrëmje më është ndarë mua.
Festivali “ Floralia Muzyczne” organizohet nga Shoqata Ndërkombëtare F. Chopin në Varshavë , në bashkëpunim me Bashkinë e Varshavës , Akademinë e Shkencave Polake, PAN dhe Radio RDC.

Dy koncerte të tjera recitale do ti mbaj edhe në :
Chopin Salon në Varshavë ( aty ku dikur virtuozi Chopin në moshë të re luante kompozimet e tij). Ky koncert organizohet nga Chopin Salon dhe Shoqata F. Chopin.

Në qytetin kulturor- historik , në Kutno të Polonisë do të mbaj koncert recital në Pallatin Mbretëror Sakson , organizuar nga Muzeu vendor, në bashkëpunim me Shoqatën Ndërkombëtare F. Chopin në Varshavë- dega Sanniki dhe Shoqatën Poloni-Kosovë, KosPol në Varshavë.

Faleminderit Poloni, le të presim çfarë na sjell e ardhmja!
🇽🇰🇵🇱🎹

Fotot e publikuara jane realizuar nga Isak Duraku.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull