Ministeriali i Evropës Juglindore në Tiranë/ Hasani: Jemi në rrugën e duhur drejt BE. Izraeli dhe Irani të vetëpërmbahen

1 Minuta Lexim

Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani mbajti fjalën e tij në ministerialin e Evropës Juglindore, që zhvillohet në Tiranë.

Hasani deklaroi se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt anëtarësimit në BE dhe synim mbetet anëtarësimi brenda 2030.

Lidhur me konfliktet në Lindjen e Mesme, Hasani u bëri thirrje Izraelit dhe Iranit për vetëpërmbajtje.

“Mblidhemi në kohëra dhe transformime të thella për rajonin tonë. Zgjerimi i BE është investim strategjik për paqe për të gjithë Evropën. Shqipëria është në rrugën e duhur, për të çuar përpara anëtarësimin. Synimi ynë është ambicioz që t’i mbyllim negociatat deri në 2027. Ne jemi të shqetësuar nga tensionet e përshkallëzura në Lindjen e Mesme. Shqipëria rikonfirmon të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur qytetarët e vet. Zhvillimi i armëve bërthamore do të kishte pasoja katastrofike. Shqipëria i bën thirrje palëve për përmbajtje maksimale. Rruga përpara nuk është e thjeshtë, por të vazhdojmë të punojmë bashkë”, theksoi ai.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull