Intervistë me Drejtorin e Festivalit Netët e “ Bejkës së Bardhë”- Pilur, poetin Kristo Cipa
Edicioni gjashtë i Festivalit të këngës vëndce në Pilur
Intervistoi Elida Lazi-
Si po shkojnë përgatitjet për edicionin e 6 të Festivalit “ Netët e Bejkës së Bardhë”- Pilur 2025?
-Përgatitjet për edicionin e gjashtë të festivalit” Netët e Bejkës së bardhë”, në përgjithësi janë në udhë të mbarë. Në cdo moment që kalon po zgjidhim edhe nga një pjesë të problematikave që dalin përgjatë procesit përgatitor. Po përballemi me kërkesa të reja nga grupe kënge dhe dashamirës të saj, nga treva të ndryshme të vendit, ndërsa shtohen kërkesa edhe për pjesëmarrje përshëndetëse. Gjithësesi, jemi drejt finalizimit të përgatitjeve.
Cili do të jetë programi i festivalit?
-Programi i festivalit të gjashtë folklorik “ Netët e Bejkës së bardhë është ky:
Nata e parë dt 20 Qershor 2025
Ora 19.00- Zbritja e grupeve të këngës nga kurora e lisave të Kishës drejt sheshit të këngës, egzekutimi i himnit kombëtar, fjala e përshëndetjes
Ora 18.30
Fillon konkurimi i grupeve të këngës dhe atyre përshëndetëse
Ora – 21- Mbyllja e konkurimit dhe organizimi i darkës tradicionale.
Muzikë dhe atmosferë festive.
Data 21Qershor 2025
Ora 11.00
Diskutim nga specialistë, drejtuesit e grupeve, anëtarët e jurisë dhe dashamirësit rreth këngëve që konkuruan një natë më parë
Ora 19.00, – Zbritja e grupeve nga kurora e lisave të Kishës drejt sheshit të këngës.
Përshëndetje nga të ftuarit dhe mesazhe nga diaspora
18.30- Konkurimi i grupeve të këngës dhe përshëndetje nga Asambli “ Bejkë e bardhë” dhe Asambli Shtetëror i këngëve dhe valleve popullore
Ora 21.30- Ndarja e çmimeve- darka tradicionale dhe muzikë.
Si drejtues i Festivalit, cilat pritet të jenë risitë në edicionin e gjashtë?
-Risitë e këtij festivali janë: të ndryshme. Së pari në aspektin organizativ dhe administrimin e tij si një akzivitet me vlers për etnokulturën dhe turizmin si dhe për marketimin e pasurisë vendore. Në këtë aspekt shpreh kënaqësinë dhe vlerësimin për afrimin e “ Rexhina grup” dhe dashamirësve të këngës vëndçe për mbështetje të festivalit tonë aq tipologjik.
Në festival do të kemi njp interes të shtuar të mediave vendore, kombëtare dhe atyre ndërkombëtare. Kanç shprehur interes studiues, profesorë dhe studentë nga universitete të artit dhe kulturologjisë.
Natyrisht kemi praninë e interprrtuesve të shquar të polifonisë nga treva dhe vende të ndryshme të cilët do të jene pjesë e diskutimeve dhe tryezave që janë përgatitur sipas programit.
A ka interes nga institucionet etnokulturore dhe diaspora per festivalin?
Natyrisht që ka shumë interes dhe komunikime me ekspertë dhe drejtues të institucioneve të kulturës, si në nivele lokale, qarku dhe atyre kombëtare.
Në dy ditët e feetivalit ne do të kemi mesazhe dhe përshëndetje nga diaspora dhe kërkesa e tyre për ta zgjeruar gjeografinë e këtij festivali edhe me grupe nga diaspora. Do të kemi grupe dhe ansamble të reja që debutojnë në skenën e këngës që tashmë zyrtarisht njihet si kryevepër e kulturës sonë kombëtare dhe në rang ndërkombëtar e certifikuar si pasuri e mbrojtur nga UNESCO.
Insitucionet etnokulturore kanë treguar interes për festivalin nga pikëpamja e informimit, por ende nuk ka një reagim aktiv dhe pjesëmarrje direkte nga ato, për të ndërmarrë edhe akte regjistruese apo mbrojtëse, ashtu siç diaspora po lëviz më me shpejtësi dhe me interesim prekës për të qenë e përfshirë.
Ka ndikuar në jetën dhe mjedisin e Pilurit kjo ndodhi e përvitshme kulture dhe festimi ?
-Festivalet e përvitshme folklorike “ Netët e Bejkës së bardhë” padyshim që kanë ndikuar në mjedisin e Pilurit si nga pikëpamja e interesimit të të huajve për ta vizituar këtë mjedis, po ashtu edhe nga vetë banorët dhe kryesisht nga emigrantët për të investuat dhe restauruar gjithëçka që përbën interes kulturor, historik dhe zhvillimor. Ne fshat jane shtuar rikonstruksionet e banesave ekzistuese si dhe planifikohen investime te reja per mjedisin urban te tij, sikunder po plotesohen mungesat ne infrastrukture si ujesjellesi dhe lidhjet rrugore me pjesen e Lumit te Vlores dhe me segmente te rruges Pilur-Himare. Perspektiva turistike e vendit eshte e hapur dhe do te kete edhe me shume projekte qe inkurajojne dhe do te shtyjne rikthimin e bijave dhe bijve piluriote ne vatanin e tyre.
Çdo vit e më shumë ky festival ngjan si pjesë e shpirtit të këtij komuniteti. Qershori bëhet gjithmonë moment kureshtie se kur do të jetë data që do kulmohet me ditët e fedtivalit.
Pleqtë e kërrusur presin të marrin “mjekimin e vjetër” dhe njëkohësisht të ri, të botës së tyre gati 70 vjeçare me këngët e grupit. Në Pilur është shtëpia e lashtë e Këngës Vëndce Fosforinë shqiptare.