Trump: Kërkoj fund të vërtetë të konfliktit Izrael-Iran, jo thjesht armëpushim

1 Minuta Lexim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish situatën në Lindjen e Mesme, duke përsëritur qëndrimin e tij të prerë ndaj Iranit.

Gjatë një deklarate për gazetarët në bordin e avionit presidencial Air Force One, Trump u shpreh: “Irani nuk mund të ketë armë bërthamore.”

I pyetur nëse SHBA mund të bëjë më shumë për të ndihmuar Izraelin, Trump tha se “aktualisht po bëjmë mjaft mirë”, duke shtuar se fokusi i tij është që “njerëzit të jenë të sigurt”, në lidhje me thirrjen që bëri më herët për evakuimin e qytetarëve nga Teherani.

Presidenti amerikan mohoi se po kërkon një armëpushim, duke theksuar:
“Nuk po kërkojmë një armëpushim. Po kërkojmë diçka më të mirë se një armëpushim.”

I pyetur se çfarë mund të jetë “më mirë” se një armëpushim, ai u përgjigj shkurt: “Një fund i vërtetë. Jo armëpushim, por një fund.”

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull