Hyrja e re e Shkodrës drejt përfundimit, Balluku: Fillon asfaltimi i rrugës

1 Minuta Lexim

Ka nisur shtrimi i shtresave të asfaltit në punimet për hyrjen e re të qytetit të Shkodrës, i cili pritet të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve dhe këtë pjesë të zonës.

Kështu tha zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, e cila ndau në rrjetet sociale pamje nga kantieri.

“Mirëmëngjes nga kantieri i punimeve për hyrjen e re të Shkodrës, ku ka nisur hedhja e shtresave asfaltike për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve”, ka shkruar Balluku në Facebook.

Ndërkaq, projekti për hyrjen e re të Shkodrës, i financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe i mbështetur nga qeveria shqiptare, synon të shndërrojë zonën hyrëse në një hapësirë moderne, multifunksionale dhe rekreative. Ai përfshin ndërtimin e një parku me sipërfaqe prej 17 deri në 18 hektarë, me ambiente për sport, shëtitje për këmbësorë dhe biçiklistë, vende panoramike për pamje nga liqeni, si dhe hapësira të dedikuara për evente dhe koncerte.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull