Vendimi/ Djali i Bossit u diplomua në Tiranë pa qenë asnjë ditë në universitet, vëllai i tij dënohet me 16 muaj burg për dhunë ndaj së ëmës

2 Minuta Lexim

Riccardo Bossi, djali i Umbertos një politikan i nivelit të larta në Itali, është dënuar me 16 muaj burg për keqtrajtim të nënës së tij.

Ai është vëllai i Renzo Bossi, i cili u bë i famshëm në Shqipëri pasi u pajis me diplomë universitare në Shqipëri, pa shkelur asnjëherë në territorin shqiptar dhe pa ditur asnjë fjalë shqip.

Paradoksi qëndron në faktin se universiteti shqiptar, i mbyllur prej disa viteve, nuk afronte shërbime në një gjuhë tjetër dhe as kurse diplomimi online. Skandali u zbulua nga mediat italiane në atë kohë.

Gjithsesi, edhe djali tjetër Riccardo Bossi është futur në telashe. Ai u dënua me gjashtëmbëdhjetë muaj burg sepse u akuzua për keqtrajtim të nënës së tij në familje.

Riccardo Bossi u dënua me gjashtëmbëdhjetë muaj burg sepse u akuzua për keqtrajtim në familje.

Në seancat e fundit dëgjimore, gruaja e kishte falur të birin: në fakt, ajo kishte vendosur ta tërhiqte padinë për lëndime. Megjithatë, gjyqi vazhdoi për keqtrajtim në familje, sepse krimi i kontestuar ndiqet penalisht nga shteti italian.

Në fjalën e saj përfundimtare, prokurorja publike Antonia Rombola, e cila kërkoi një dënim prej një viti e katër muajsh, përmendi disa episode, të cilat supozohet se ndodhën në vitin 2016 kur Riccardo Bossi ishte zhvendosur në shtëpinë e nënës së tij sepse ishte i pastrehë: “Debate, sherre, një hekur i rrëmbyer nga dora e gruas dhe i hedhur në dysheme, mbeturinat e maces të shpërndara në shtrat”.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull