Avokati i Ilir Metës ia hedh fajin Monika Kryemadhit: Po qendron në burg vetëm për një kartë bankare që e përdorte ajo. Ai s’dinte gjë

2 Minuta Lexim

Avokati Kujtim Cakrani deklaron se akuza për çështjen e lobimit tët Ilir Metës në SHBA, ka rënë.

Cakrani tha për “MCN” tha se nuk ka asnjë provë që të vërtetojë se Ilir Meta ka firmosur lobimin.

Sipas tij, Meta po qendron në burg për një kartë bankare që përdorej nga Monika Kryemadhi, për të cilën Meta s’kishte dijeni.

“Përveç lobimit të parë për të cilin ka qenë konform rregullave dhe ligjeve të SHBA dhe ato shqiptare, ku është bërë pagesë prej 100 mijë euro, për lobimin tjetër as ka firmosur dhe as ka qenë në dijeni, por janë persona të tjerë që kanë qenë në dijeni të plotë dhe me një kompani të huaj kanë bërë pagesa për llogari të tyre.

Ka ardhur prova nga Anglia, SHBA, Kanadaja dhe Qipro për pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të zotit Meta, është zero. Pasuria e zotit Meta është zero. Problemi qëndron se ndaj zotit Meta është bërë hetim mbi gjithë karrierën e tij politike.

Nuk rezulton që të ketë urdhëruar një person të caktuar apo VKM për të bërë magazina peshku. Është vërtetuar që të vetmin pretendim që ka organi i akuzës, është një kartë bankare që zotëron ish-bashkëshortja e tij, zonja Kryemadhi.

Është e një njeriu i afërt, për të cilin zoti Meta nuk ka patur dijeni dhe nuk kishte dijeni deri në momentin kur vendosi të zgjidhë martesën.

Karta ka ekzistuar si procedurë nga organi i akuzës, por nuk është verifikuar. Por përgjegjësia është individuale dhe jo kolektive.

Zoti Meta është vërtetuar se nuk ka blerë asnjëherë as gruan e Bilalit dhe as dashnorin e McGonigal.

Flas si avokat i tij me bindje dhe prova dhe nëse këto që them vërtetojnë të kundërtën, mbaj përgjegjësinë time morale që të mos dalë më në publik.

Është çështja më e bukur dhe më e lehtë për tu mbrojtur. Se zoti Meta nuk rezulton të ketë firmosur për dike”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull