Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë pranë urës te ish-Hotel Dajti në Tiranë. Një makinë ka përplasur tre fëmijë të cilët ishin me monopatinë.
Sipas informacioneve fëmijët janë dërguar në spitalin e Traumës për trajtim mjekësor.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 10:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi E. K., rreth 41 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, 2 monopatina me të cilat lëviznin 3 të mitur.
Si pasojë janë demtuar 3 të miturit, të cilët janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve.
Shtetasi E. K. është shoqëruar në Komisariat, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.