“Disa deputetë kanë konflikt”/ Sula: Institucionet e pavarura duhet të raportonin brenda këtij sesioni parlamentar

2 Minuta Lexim

Në seancën e sotme, deputeti Dashnor Sula u shpreh se institucionet e pavarura duhet të raportonin brenda këtij sesioni parlamentar.

Sula tha se disa deputetë kanë konflikt interesi me këto institucione.

Dashnor Sula: Ndaj mendime nga pikëpamja parimore që në Kuvendi nuk ka funksion normal dhe kjo është përgjigje e kryetares së Kuvendit, mazhorancës dhe opozitës. Siç po ndodh edhe me çështjen e Avokatit të Popullit. Ky është konsum publik nga të dyja palët në mënyrë të qëllimshme. Kush ka interes për të vijuar në mënyrë antikushtetuese, që të rrijë në detyrë avokatja e popullit, s’ka nevojë të diskutohet më tej.

Zonja kryetare, ju tërheq vëmendjen shumë sinqerisht për qasjen tuaj në raport me institucionet e pavarura. Është e pafalshme të shkelësh Kushtetutën, që thotë se institucionet e pavarura jo më vonë se qershori i vitit pasardhës duhet të raportojnë në Kuvendin e Shqipërisë dhe të miratohen rezultatet e tyre. Është e pafalshme që ta bëjë Kuvendi i ri në shtator që nuk e njeh atë veprimtari. Ky Kuvend duhet t’u kërkojë llogari institucioneve të pavarura. Kjo zonja kryetare ndodh se në Komisionin e Ligjeve dhe në institucionet e tjera, ka persona që kanë konflikt interesi me institucionet e pavarura, si SPAK, KLP, KLGj etj. dhe kjo shmangie është e paligjshme.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull