Vdekja tragjike e Diogo Jota, reagon klubi i Liverpool: Jemi të shkatërruar! Familja e tij po përballet me një humbje të paimagjinueshme

2 Minuta Lexim

Klubi anglez i Premier League, Liverpool ka bërë reagimin e parë pasi sulmuesi portugez i tyre, Diogo Jota humbi jetën tragjikisht në një aksident rrugor në Spanjë.

“Klubi i Futbollit Liverpool është i shkatërruar nga ndarja tragjike e Diogo Jotës”, thuhet në një mesazh të publikuar në platformat sociale.

“Klubi është informuar se 28-vjeçari ka ndërruar jetë pas një aksidenti rrugor në Spanjë së bashku me vëllain e tij, Andre”, vijon më tej komunikata.

Liverpool FC nuk do të bëjë asnjë koment të mëtejshëm në këtë kohë dhe kërkon që privatësia e familjes, miqve, shokëve të ekipit dhe stafit të Diogos dhe Andres të respektohet, ndërsa ata përpiqen të përballen me një humbje të paimagjinueshme.

Ne do të vazhdojmë t’u ofrojmë atyre mbështetjen tonë të plotë”, vijon deklarata e Liverpool.

Kush ishte Diogo Jota?
Diogo Jota lindi në Porto në dhjetor të vitit 1996 dhe hapat e parë i bëri në Gondomar.

Ai luajti për Atletico Madrid në Spanjë deri në 2018. Me Liverpool u bashkua nga Wolverhampton Wanderers në vitin 2020.

28-vjeçari ishte futbollist kyç me Liverpoolin dhe ekipin kombëtar portugez, ishte veçanërisht i dashur nga publiku i futbollit në Premier League dhe në nivel ndërkombëtar.

Vetëm dhjetë ditë më parë, 28-vjeçari u martua me partneren e tij prej shumë kohësh, Rute Cardozo, me të cilën pati tre fëmijë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull