Tymi kaplon një aeroplan në Cyrih, evakuohen udhëtarët

1 Minuta Lexim

Udhëtarët në aeroportin e Cyrihut janë evakuuar pas përhapjes së tymit në një aeroplan.

Aeroplani Boeing 787-9, i kompanisë ajrore Etihad Airways, duhej të nisej nga Cyrihu në orën njëmbëdhjetë në drejtim të Abu Dhabit.

Por, pak para ngritjes së tij në ajër, në avion u shfaq tym.

Image

Aeroplani duhej të nisej nga Cyrihu

 

Në vend që të ngrihej, pasagjerët e fluturimit me numër EY74 të Etihad Airways u desh të evakuoheshin në pistën e aeroportit të Cyrihut. Makina u shoqërua nga mjetet e shpëtimit, siç tregojnë burimet e 20minuten.ch.

Urs Eberle nga Mbrojtja dhe Shpëtimi i Cyrihut ka konfirmuar operacionin në një prononcim për 20minuten.ch. Arsyeja e zhvillimit të tymit ende nuk dihet. Ndërkaq, një zëdhënëse e mediave për aeroportin e Cyrihut ka thënë për blick.ch se fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull