Sherri Lapaj-Shabani, Arlind Qori: Parti shampanjë, që s’kanë ideal

1 Minuta Lexim

Kreu i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka komentuar në emisionin “Studio Live” përplasjen mes Adriatik Lapajt dhe Endrit Shabanit për mandatin e deputetit.

Arlind Qori i quajti parti shampanjë që kërcasin njëherë dhe zhbëhen. Sipas tij, të dyja palët nuk kanë asnjë ideal dhe kanë vetëm synimin për tu bërë deputetë.

I pyetur nëse është dakord për një bashkëpunim me Partinë Socialiste, Qori u shpreh se nuk merret me parti të korruptuara ndërsa theksoi se ka aksionin e tij të pavarur.

Nuk besoj se PS do të ketë ndonjë propozim të mirë për qeverisjen e vendit. Fakti që do të kemi një përfaqësi në Kuvend do të na bëjë që të kemi një zë në kuvend.

Ne nuk do të bashkëpunojmë me parti të korruptuara, ne kemi aksionin tonë të pavarur, bashkë më shtresat në nevojë, me bizneset e vogla për të ngritur çështje që janë të rëndësishme”-tha Qori.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull