Nga Stefan Basko-
Pas nje semundje te rende u largua nga jeta nje prej violinisteve me te talentuara shqiptare e cila punoi rreth 35 vjet ne Orkestren shteterore te televizionit Grek, pas largimit nga Shqiperia!
Edlira ishte e bija Ekonomistit te shquar te Vlores, Thanas Strakoshes qe fatkeqesisht dhe ai u largua shpejt nga jeta!
Ajo u rrit ne Skelen e bukur te asaj kohe dhe filloi te studioje violine qe ne moshen 6 vjeçare.
Mesimet e para i mori nga nje pedagog me emer ne Shqiperi, nga violinistti Robert Papavrami i cili e mesoi dhe e edukoi me tekniken e duhur.. Me pas ajo vijoi mesimet per violinen e dashur me nje tjeter mesuese te talentuar Eli Gjinon ;
Ajo midis te tjerave ka qene ne Vlore nxenese e oboistit me emer, Thanas Kirxidhit!
Edlira u rrit dhe u edukua ne liceun e Vlores “Naim Frasheri” ku mbrojti shkelqyeshem diplomen me pedagoge Aretina Xhaho, e me pas vazhdoi ne konservatorin e Tiranes!
Per nje kohe ajo ishte pjese e orkestres sinfonike te Pallatit te kultures Vlore, ku dhe ne ishim pjese e asaj orkestre dinjitoze!
Gjate dy diteve te fundit dhjetra instrumentiste dhe miq te Edlires kane percjelle konsiderata dhe vleresime publike, si dhe ngushellime prane familjareve te saj.
Karriera e Edlires eshte nje sukses i gjate interpretimesh dhe koncertesh.
Entlira shërbeu nga pozicioni i lartë A në violinat e para të orkestrës sonë, duke dhënë maksimumin fjalë për fjalë deri në orën e fundit.
“Muzika dhe ju kolegët e mi, jeni dy gjërat që më japin forcë, të luftoj me bishën çdo ditë për kaq vite”, na rrëfeu ajo në një moment spontan, por aq lëvizës për të gjithë ne, që nuk do ta harrojmë kurrë, janarin e kaluar në Studio C.
Rruge te mbare ne drite e shtrenjta jone…
Bëhu i fortë me familjen tënde.
Orkestra që e deshe aq shumë, nuk të harron kurrë.
Lamtumira e fundit do t’i jepet te merkuren me 30 korrik ora 11.00 nga faltorja e shenjtë e Shën Teodorit dhe Shën Llazarit në varrezat e para të Athinës.