Raporti i KLSH: Klevis Jahaj i fali 2.2 milionë euro Gjikurisë

1 Minuta Lexim

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka denononcuar Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve se i ka falur në mënyrë të paligjshme 2.2 milionë euro penalite kompanisë Gjikuria.

Sipas KLSH, këto ishin gjoba që kompania duhet t’i kishte paguar për shkak të vonesave 3 vjeçare në realizimin e dy kontratave publike, Impiantin e trajtimit të ujërave të ndotura dhe sistemi KUZ, Drimadhë, Dhërmi si dhe “Furnizimi me ujë i zonave turistike Drimadhes, Dhërmi dhe përmirësimi i rrjetit të ujësjellësit të fshatit Dhërmi”

Pjese nga raporti i KLSH

Nga auditimi i kontratave KLSH ka konstuatuar se të dyja këto investime janë me vonesë mbi 3 vjeçare nga afatet e kontratës duke i shkaktuar një dëm të madh buxhetit të shtetit dhe qytetarëve në formën e mosmarrjes së shërbimit.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull