Ish- ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka lënë përkohësisht për 8 orë qelinë e burgut.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve miratoi kërkesën e ish-ministrit të mjedisit për t’u larguar nga qelia deri në orën 17.00 të kësaj të enjte për shkak se nëna e tij është sëmurë.
Koka është shoqëruar nga forca të shumta policie dhe do të kthehet sërish në qelinë e burgut në IEVP Durrës pas disa orësh.
Ish-ministri i mjedisit mbahet në qeli që prej dhjetorit të vitit 2021, për çështjen e inceneratorëve.