Situatë apokaliptike në Delvinë, të gjithë braktisin banesat! E pamundur ndërhyrja nga ajri! Banorët: Po na digjen shtëpitë, po merr fund gjithçka

2 Minuta Lexim

Delvina po përjeton momente tmerri për shkak të flakëve që po përhapen me shpejtësi ndërsa dhjetëra banorë janë evakuuar. Flakët rrezikojnë spitalin, shtëpi dhe puse nafte ndërsa zjarrfikësit ndodhen në terren.

Era e fortë dhe temperaturat e larta vështirojnë punën për shuarjen e flakëve ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të ndjekin udhëzimet e strukturave të emergjencës.

Sipas raportimeve është urdhëruar largimi i bombolave të oksigjenit në spital për të shmangur ndonjë tragjedi të mundshme.

Ndërhyrja nga ajri është e pamundur gjatë natës ndërsa dhjetëra forca të ushtrisë dhe zjarrfikëses ndodhen në terren.

Dhjetëra familje po largohen me urgjencë nga shtëpitë e tyre, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë udhëzimet.

Ditën e sotme situata më kaotike ka qenë në Gramsh, ku si pasojë e flakëve u shënua një viktimë dhe disa të plagosur. Gjithashtu nga flakët u dogjën edhe disa shtëpi.

Banorët e Delvinës të tmerruar nga situata e zjarreve shprehen se po ju digjen shtëpitë ndërsa nuk dihet fati i tyre.

“Po digjen shtëpi, ka panik dhe njerëzit po dalin me mbathje rrugëve, situatë apokaliptike. U dogj gjithçka për 20 minuta. Nuk e di për njerëzit, por nesër mund të shihen dëmet, se drita s’ka dhe shikon vetëm zjarre.

Nuk merr dot frymë, të mbyt tymi, na kanë bërë thirrje për t’u larguar. Nuk kam parë situatë të tillë asnjëherë, edhe të huajt janë tmerruar.

Iku mbaroi gjithçka, po digjen të gjitha, nuk vihet nën kontroll fare, po zbret poshtë dhe po bëhet shkrumb çdo gjë.

Era e shkaktoi të gjithë situatën se është e fuqishme. I kemi larguar familjet, por vetë jemi këtu”, dëshmon një prej tyre.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull