U gjet në kanal pa shenja jete/ Indrit Ndoj kishte mbi 24 orë i vdekur. I riu u dhunua e më pas u qëllua me plumb në këmbë

1 Minuta Lexim

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e të riut, Indrit Ndoji, i cili u gjet pa shenja jetë në një kanal mëngjesin e sotëm.

34-vjeçari mësohet se është dhunuar dhe më pas është qëlluar me plumb në këmbë. Dyshohet se viktima kishte mbi 24 orë i vdekur dhe është gjetur nga familjarët e tij.

Në këmbë kishte një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit, si dhe dëmtime në pjesë të tjera të trupit.

Indrit Ndoi ka qenë nën masën “arrest shtëpie” pasi ishte vendosur në pranga në shtator të vitit 2021 për trafik klandestinësh.

“Rreth orës 08:20, në lagjen “Bakishe Visha”, Fushë Krujë, në një rrugë dytësore është gjetur i pajetë shtetasi I. N., 34 vjeç, banues ne fshatin Hasan, Krujë. Nga këqyrja paraprake, është konstatuar se 34-vjeçari ka një dëmtim në këmbë që dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri”, sqaroi policia.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull