Giorgia Meloni, liderja e Fratelli d’Italia, e ka pranuar postin që i është besuar nga presidenti Sergio Mattarella dhe është kryeministrja e re e Italisë.
Presidenti i Republikës ka pranuar gjithashtu listën e ministrave të dorëzuar prej saj.
“Të bashkuar, të shpejtë dhe efikas: siç u premtua, lind qeveria e qendrës së djathtë e kërkuar nga miliona italianë.
Gratë dhe burrat e zgjedhur nga Lidhja do të merren drejtpërdrejt me kantieret dhe punën, ekonominë, shkollën, sigurinë, autonominë dhe personat me aftësi të kufizuara.Nesër do të jetë betimi, pastaj të gjithë në zyrë për Italinë dhe për italianët”.
Në konsultime për qeverinë e re, qendra e djathtë ishte paraqitur e bashkuar.
Emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar
1.Matteo Piantedosi, Ministër i Brendshëm
2.Guido Crosetto, Ministër i Mbrojtjes
3.Daniela Santanchè, Ministre e Turizmit
4.Anna Maria Bernini, Ministre e Universitetit
5.Giuseppe Valditara, Ministër i Arsimit dhe Meritave
6.Francesco Lollobrigida, Ministër i Bujqësisë
7.Andrea Abodi, Ministër për Sportin dhe Rininë
8.Giancarlo Giorgetti, Ministër i Ekonomisë
9.Adolfo Urso, Ministër i Zhvillimit Ekonomik
10.Alessandra Locatelli, Ministre për Aftësinë e Kufizuar
11.Carlo Nordio, Ministër i Drejtësisë
12.Nello Musumeci, Ministër për Detin dhe Jugun
13.Gennaro Sangiuliano, Ministër i Kulturës
14.Maria Elisabetta Alberti Casellati, Ministre për Reformat
15.Paolo Zangrillo, Ministër i Mjedisit
16.Raffaele Fitto, Ministër i Punëve të Jashtme