Pedagoge duhet reaguar mbi te gjitha per pak dinjitet!

2 Minuta Lexim
Nga Fabian Zhilla
Nje universitet privat zgjodhi keto dite ti akordonte nje certifikate mirenjohje nje moderatoreje te nje prej ‘reality show’ kjo ‘per moderimin e shkelqyer televiziv dhe impaktin publik dhe human si figure mediatike’. Sipas ketij universiteti ‘programet televizive te moderuara prej saj kane emancipuar jeten publike dhe sociale shqiptare’. Kjo ishte nxitja qe beri kete universiteti ti thote ‘faleminderit’, kesaj figure mediatike, gje qe ky institucion
akademik e ben per personalitete nga fusha te ndryshme te jetes.
Sigurisht liria eshte nje vlere themelore ne shoqerite demokratike. Dhe ku me mire se ne nje universitet ajo do te tirrej e thurej. Kryesisht universitetet promovojne punet e njerezve qe kane sjell ide, jane perballur me anti vleren, autoritarizmin, kane sjelle nje shpikje te re, kane zgjidhur nje problem, kane pasur nje vizion domethenes, kane goditur konformizmin etj. Sot ne kohen e ‘like’ dhe ‘share’ nje akademik i njohur eshte i detyruar ti thote ‘faleminderit’ dikujt qe moderon programe qe vetem me arsimin nuk kane lidhje. Akademia eshte i vetmi oaz ku mund te enderrojme te promovojme standarte te larta, deri dhe utopike mbi cilesine e edukimit te shoqerise. Nese kemi pranuar qe universitetet te duartrokasin dhe venerojne idhujtarine e publicitetit ne shtepine e mendimit kritik, atehere pak drite or vlla!
…..
Pak dritë, o shok, o vlla.
Të lutem, pak dritë në kët natë kur shpirti vuen,kur të dhemb e s’di ç’të dhemb, e syni gjum nuk ka,
Të lutem, pak dritë në kët natë kur shpirti vuen,urren nuk din ç’urren, don e s’din se ç’don.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull