Nga Irena Beqiraj-
Adelë e dashur ,
Dashuria dhe vdekja vijnë tek ne me kushte të përbashkëta – të zhveshura nga pretendimet. Kështu trokiti tek unë dashuria për ty e po kështu erdhi ketë mëngjes vere lajmi i vdekjes tënde !
Ti e dije më mirë se kushdo që kam njohur se gjithë jeta jetohet nën hijen e fundit të saj. Ketë vetëdije nën e mpijmë sistematikisht përmes shpërqendrimit të përditshëm të të jetuarit.
Por kur ky fund bëhet në mënyrë akute i afërt, të paktë janë njerëzit si ty që e mbushin hijen me dritë , me atë lloji ndriçimi të brendshëm që e quajmë kuptimi i jetës.
Të njoha kur ishe përballur me vdekjen. Përballë përkohshmërisë dhe vdekjes, nga guxim yt për të dashur gjërat e kësaj bote dhe për të besuar se lavdërimi i tyre është thirrja jonë më fisnike , kuptova se pafundësia e dashurisë bëhet e dukshme kur perdet midis jetës dhe botës së padukshme bëhen më të holla.
Në këtë planet ti ishe një grua e ndjeshme, që mendon, dhe kjo në vetvete ka qenë një privilegj dhe aventurë e madhe. Fshati SoS ishte shtëpia jote e dytë, ku ke dashur edhe të kanë dashur, ku ke dhenë shumë, ku krijove jo një karrierë por marrdhënien më të veçantë në botën një gruaje , kujdesin ndaj jetës së fëmijëve në nevojë .
Adelë e dashur !
Ti për mua do te jesh si lulja e cereusit aq delikate edhe e bukur , që në lulëzimin e saj të shkurtër jeton sa një njëqind jetë në univers.
Të dua shumë mikja ime ! Nuk të them dot lamtumirë !