Çfarë po ndodhë? NATO tregon forcën, avionët luftarakë patrullojnë në Poloni

1 Minuta Lexim

Avionë luftarakë të NATO-s nga Italia, Polonia dhe Shtetet e Bashkuara kanë treguar forcën gjatë një patrullimi në krahun lindor të Aleancës në Poloni.

Fluturimi është kryer më 12 tetor, por pamjet u publikuan vetëm të enjten nga ana e NATO-s.

Në patrullim morën pjesë avionë italianë Eurofighters, avionë polakë F16 dhe MiG-29, si dhe avionët amerikanë F-22.

Image

Pamjet e publikuara nga NATO

Misionet “mburojë” të NATO-s janë rritur ndjeshëm së fundmi, që prej sulmit të Rusisë në Ukrainë dhe kërcënimeve për shtrirje të konfliktit përtej kufijve të saj.

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull