Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik ka dalë në dritë në fshatin Strikçan të Bulqizës. Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se specialistët kanë identifikuar varrin e parë monumental të periudhës romake në Shqipëri, i ndërtuar në formën e një mausoleumi me elementë të veçantë arkitektonikë dhe epigrafikë.
Monumenti, me përmasa rreth 9 metra me 6 metra dhe një dhomë funerare 2.40 metra të lartë, përmban një mbishkrim bilingual romak. Ky mbishkrim është kushtuar individit të varrosur, Gelliano-s, dhe perëndisë Jupiter – duke e bërë atë mbishkrimin e parë të këtij lloji të zbuluar ndonjëherë në zonën e Dibrës.
Ky zbulim pasuron më tej hartën arkeologjike të vendit, duke sjellë një dëshmi të rrallë të pranisë dhe ndikimit të kulturës romake në Shqipërinë e lashtë.
“Një gërmim i rrallë arkeologjik është zbuluar në Bulqizë në fshatin Strikçan. Specialistët e kanë specifikuar si varrin e parë monumental të periudhës romake në Shqipëri, në tipologjinë e një mausoleumi me elementë të rrallë arkitektonikë e epigrafikë
Monumenti (rreth 9 m x 6 m, me dhomë funerare 2.40 m të lartë) ka dalë në dritë me një mbishkrim bilingual romak, kushtuar individit të varrosur – Gelliano-s – dhe perëndisë Jupiter. Ky është mbishkrimi i parë i këtij lloji i zbuluar ndonjëherë në zonën e Dibrës” – shkruan Rama.