Skemat piramidale online/ Braçe lexon mesazhin kërcënues që “Xuex” u ka dërguar anëtarëve

1 Minuta Lexim

Deputeti socialist, Erion Braçe, vijon me denoncimet për skemat piramidale online.

Sipas tij, Xuex po bën mesazhe kërcënuese për rendin dhe sigurinë publike në vendin tonë.

Përmes një videoje në rrjetin social “Facebook”, socialisti lexoi një nga mesazhet që kompania i ka dërguar anëtarëve.

“Të gjithë duhet të dini se jeni duke u përballur vetëm me kërcënime nga një prej anëtarëve të qeverisë suaj, por EG Investment Group Xuex  mund të jetë aktualisht duke mbajtue peshën kryesore të opinionit publik dhe lajmeve nga i gjithë vendi i Shqipërisë. Ne nuk ju kërkojmë të rebeloheni kundër vendit tuaj, por gjithashtu nuk ju inkurajojmë të përhapni ndonjë informacion të paverifikuar”, është mesazhi që lexoi Braçe.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull