Me pranga në duar e këmbë dhe me helmetë në kokë, momenti i arrestimit të Vilson Pepës në Republikën Dominikane

1 Minuta Lexim

Policia në Republikën Dominikane ka publikuar momentin e arrestimit të shtetasit shqiptar Vilson Pepa, i cili ishte shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e organizatës së Franc Çopjas.

Në pamje, Pepa shihet i prangosur këmbë e duar, me helmetë në kokë dhe jelek antiplumb.

Vilson Pepa është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai konsiderohet si anëtar i grupit kriminal që trafikonte drogë dhe që drejtohej nga Ervis Çela dhe Franc Çapja.

Vilson Pepa është në kërkim nga SPAK lidhur me një ngarkesë prej 11 tonë kokainë, një pjesë e të cilës u kap në Roterdam, Holandë, në nëntor 2020.

Sipas të dhënave paraprake, Pepa është ndaluar një ditë më parë në Santo Domingo dhe kishte me vete dokumente shqiptare dhe italiane.

Po ashtu burimet shtojnë se atij iu gjeten edhe 5 aparate të enkriptuara dhe para cash.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull