Barush Bregu 39-vjeçari i cili u shpall në kërkim për përkrahjen e autorit të masakrës në Shkodër, Ragip Gila është një emër i njohur për policinë dhe autoritetet e drejtësisë.
I njohur si krahu i djathtë i Licëve në Shkodër, ai është i lidhur me disa ngjarje të renda.
Gjatë kontrollit në banesën e një shtetaseje (e cila jeton jashtë vendit), të cilën këtë shtetas e përdornin si bazë për këtë aktivitete kriminale, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri automatike dhe 6 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni luftarak, 45 kapsolla detonatore elektrike, një automjet tip “Audi” me targa të vjedhura në qytetin e Lezhës, 5 dronë të madhësive të ndryshme, pajisje shtesë për dronë, 1 laptop dhe 5 aparate fotografike.
33 vjeçari, Barush Bregu nuk është një emër i panjohur për policinë, ai u arrestua më 4 Maj, gjatë operacioni të FNSH-së dhe RENEA-s në Komunën e Parisit. Bregu, akuzohet se është pjesë e grupit kriminal të Bajrajve, që u arrestuan vjeshtën e 2018-ës në operacionin OAZ.
Bashkë me Bajrjajt, ai akuzohet se ka marrë pjesë në disa ngjarje kriminale që kanë ndodhur në këtë qytet por që ende nuk janë zbardhur. Ai është i dënuar me 4 vite burg për kultivim narkotikësh.
33-vjeçari, i konsideruar nga policia si një person me rrezikshmëri të lartë, fshihej prej disa javësh në një banesë me qira në katin e fundit të një pallati tek Komuna e Parisit, ku edhe u bë i mundur arrestimi i tij.